Flash News

KRYESORE

SPAK ngrihet brenda 30 ditëve, 8 prokurorët që do hetojnë

SPAK ngrihet brenda 30 ditëve, 8 prokurorët që do hetojnë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë informoi se brenda 30 ditëve do të miratojë tetë emrat e prokurorëve të SPAK-ut, të cilët do të hetojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë edhe politikanët.

Kryetari i këtij institucioni, Gent Ibrahimi, raportoi fazën në të cilën ndodhet ngritja e Strukturës së  Posaçme Anti-Korrupsion

Në korrik të këtij viti, KLP renditi 15 kandidatë që do ishin pjesë e garës për prokurorë në SPAK, por 8 prej tyre arritën të kalojnë me sukses procesin e vetingut në formë të prerë.

Tetë prokurorët që kaluan sitën e vetingut janë:

Altin Dumani

Arben Kraja

Klodian Braho

Enkeleda Millonaj

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kaçkini

Behar Dibra

Të fundit