Flash News

KRYESORE

"SPAK po jep sinjale për drejtësi selektive, në funksion të pushtetit", paralajmëron Lubonja: Periudhë e rrezikshme deri në zgjedhje

"SPAK po jep sinjale për drejtësi selektive, në funksion

Për Fatos Lubonjën periudha nga sot deri te zgjedhjet do të jetë tepër e vështirë dhe e rrezikshme për demokracinë. Analisti, në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News 24, thekson se Rama përmes lëvizjeve të fundit, duke filluar që nga ndryshimet e njëanëshme kushtetuese e deri tek sulmet ndaj Ora News, duket qartazi se do të bëjë gjithçka për të kontrolluar zgjedhjet.

Sipas Lubonjës edhe SPAK s’mund të ndërhyjë, pasi që tani po jep sinjale për drejtësi selektive, në funksion të pushtetit.

“Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta clirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e sotëm ndaj Ora News, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me cdo kusht. Do të kemi shumë të papritura.

Këta njerëzit e SPAK po japin sinjale se po bëjnë një drejtësi selektive në funksion të pushtetit, këta po quhen pjesë e regjimit. Gjëja më e rëndë në këtë situatë është selektiviteti. SPAK është më një anë. Kemi shenja të qarta të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm”, thekson analisti.

I pyetur nëse, do ketë një kundërpërgjigje nga shoqëria ndaj pushtetit, Lubonja është treguar i vrazhdë kur thotë se “ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur”.

“Ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur. Këtu ke gjithë krimin e organizuar që është në qeveri dhe po pasttron para. Kush janë këta që blejnë vila 500 milionë euro? Ca SPAK-u, këta janë bandë kriminale, që duan t’i nënshtrojnë të gjithë. Unë them se duhet bërë rezistencë, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme, të mos merret me ambasadat, por t’i hyjë me themel këtij narkoshteti”, është shprehur Lubonja.

Ndërkaq, pyetjes se a mundet opozita të dal kundër ndërkombëtarëve, Lubonja thekson se asgjë nuk është e pamundur, pasi nëse ua bën fakt të kryer, s’kanë çfarë të bëjnë.

“Ndërkombëtarët janë ndërgjegjësuar, por kur ua bën fakt të kryer, çfarë do bëjnë ata, nuk sjellin dot policitë e tyre”, tha Lubonja.

Të fundit