Flash News


KRYESORE

Spatifilium, lulja e fatit dhe e lumturisë

Spatifilium, lulja e fatit dhe e lumturisë

Lulet janë dhurata e preferuar për një femër por shpesh herë është e vështirë për të zgjedhur lulen që i pelqen. Ndaj, ne ju sugjerojmë zgjedhjen ideale.  Nëse dëshironi t`i uroni fat dhe lumturi një femre atëhere dhurojini  lulen Spatifilium.

Spatifilium është quajtur si “lumturia femërore” dhe që në kohët e lashta femrat kanë konstatuar se ekzistenca e kësaj lulje në shtëpi sillte vetëm ndryshime të mira, sidomos në marrëdhëniet dashurore.

Nëse kjo lule i dhurohet një vajze beqare, atëherë ajo do të gjejë të dashurin e saj,  vajzat në lidhje kanë marrë propozimin për martesë, ndërsa femrat e martuara që kanë marrë këtë lule kanë jetuar një jetë të lumtur bashkëshortore.

Fati ju ka hyrë në shtëpi edhe femrave që kanë dashur të mbesin shtatzënë, kur iu është dhuruar kjo lule.

Nëse doni që spatifilium të dhurojë magjinë e saj, mbajeni në dhomë, dashurojeni sinqerisht, kujdesuni për të, ujiteni dhe lëreni të zbulojë cilësitë e saj magjike dhe t’ju bëjë të kuptoni se “lumturia femërore” vërtet ekziston nëse besoni në të.

Të fundit