Studimi më i ri rreth kafesë: Rrit përqendrimin por nuk ju bën kreativë

Studimi më i ri për konsumimin e kafesë publikuar në ‘Science Direct’ tregon se kafeja rrit aftësinë tuaj për t`u përqendruar, por nuk ju bën juve kreativ.

Në këtë studim morën pjesë 80 persona, të cilëve iu dha një pilulë kafeine 200 mg, e cila është e barabartë me një filxhan kafe të fortë. Më pas, u testuan stimuluesit e të menduarit konvergjent (zgjidhja e problemeve) dhe divergjent (krijimtari dhe ide), memories dhe gjendjes shpirtërore.

Kafeina kishte një efekt në rritjen e përqendrimit, por nuk dha rezultat te aftësitë kreative, sipas raportimeve të studiuesit. Po kështu nuk pati ndonjë efekt të ndjeshëm porsa i përket rritjes së kujtesës, megjithatë studiuesit thanë se njerëzit ndiheshin më pak të trishtuar pas kafesë.