Flash News

KRYESORE

"Sulmi ndaj Kryeministrisë", analisti: Çfarë turpi, hajde televizion hajde

"Sulmi ndaj Kryeministrisë", analisti: Çfarë turpi,

Analisti Fitim Zekthi ka komentuar titullin e kronikës së Top Channel duke u shprehur se është turp protesta të cilësohet si sulm ndaj Kryeministrisë, ndërkohë që mund të konsiderohej si protestë e popullit kundër kësaj qeverie.

Zekthi thekson do ishte turp për çdo politikan, senator, kongresmen, gazetar apo analist që atë që ndodhi ta quante dhunë.

“Do të turpërohej keq çdo politikan në Europë apo Amerikë të Veriut, çdo senator apo kongresmen, gazetar apo analist dhe sigurisht do të turpërohej keqas çdo studiues i politikës në perëndim po të quante dhunë , në një protestë me mijëra e mijëra njerëz, goditjen me gurë apo me shufra hekuri të marra nga skelanga dhjetë të rinj të derës së kryeministrisë. Le me pastaj po ta quanin në tillë me tituj televizionet e Francës, Anglisë, Gjermanisë etj. Televizioni Top Channel kishte për titull të kronikës së tij "Sulmi ndaj kryeministrisë". Pra jo protesta kundër qeverisë, jo protesta e Popullit, jo Protesta e Opozitës. Çfarë turpi, hajde televizion hajde”, shkruan Fitim Zekthi.

Të fundit