Flash News

KRYESORE

Te Sevilla acarohen pas humbjes me Realin: Duhej të nxirrnim lojtarët nga fusha

Te Sevilla acarohen pas humbjes me Realin: Duhej të nxirrnim lojtarët

Ndeshja e sotme Real Madrid - Sevilla nuk ishte normale. Me një gol të anulluar në pjesën e parë nga VAR dhe një tjetër të kontestuar nga "Los Blancos", drejtori teknik i Sevillas, Monchi, ka akuzuar arbitrin kryesor dhe madje ka bërë një deklaratë shumë të ashpër.

Pasi pa VAR-in, arbitri anulloi golin e parë të realizuar nga Luuk de Jong, për një faull ndaj Eder Militao në drejtim të Nemanja Gudelj.

“Të gjithë e panë atë moment. Është diçka që ndodh në një ndeshje, por nga ai moment nuk ka asnjë analizë teknike apo taktike. Unë refuzoj ta analizoj ndeshjen, sepse ky moment është vendimtar. Pse ta analizoj më tej?!" - deklaroi Monchi.

“Nëse arbitri do të kishte anulluar edhe golin e dytë, atëherë unë do të kisha zbritur në fushë dhe do të kisha nxjerrë ekipin nga fusha”, shtoi ai.

Të fundit