Flash News

KRYESORE

Thaçi me qëndrim të kundërt nga Bushati: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok

Thaçi me qëndrim të kundërt nga Bushati: Vendet e

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh kundër hyrjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE në bllok, duke kërkuar anëtarësim bazuar në meritat dhe reformat, por sot, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbajti një qëndrim të kundërt.

Në konferencën rajonale të organizuar nga Qeveria e Bullgarisë dhe Banka Botërore tha se të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet perspektivë e qartë evropiane dhe BE-ja të ketë qasje gjeostrategjike për rajonin, duke kërkuar anëtarësim në grup.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë në BE në bllok, që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi afatgjatë në rajon”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Ndërsa Bushati në shkrimin e publikuar në “Euractiv” u shpreh se: “Kemi qenë gjithmonë të mendimit se secili vend duhet të përparojë me shpejtësinë e vet në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE, në përputhje me kapacitetin e vet, ritmin e reformave dhe qëndrueshmërinë në përmbushjen e angazhimeve. Prandaj, u bëj thirrje partnerëve tanë evropianë të shohin progresin që ka bërë Shqipëria dhe të na japin një perspektivë të qartë dhe një udhërrëfyes drejt pranimit në BE.”

Të fundit