Flash News

KRYESORE

The Sun: Florian Marku, boksieri më i famshëm që në Britani nuk kanë dëgjuar kurrë

Florian Marku po bëhet gati për një event mjaft të rëndësishëm luftarak në Britaninë e Madhe. Luftëtari i Arteve Marciale të Përziera (MMA), do të marrë pjesë në aktivitetin sportiv “Ultimate Boxxer Show 5”. Formati i tij është i thjeshtë. Do të jenë tetë boksierë që do të luftojnë me njëri-tjetrin, e në fund të mbrëmjes disa orëshe, fituesi përveç lavdisë do të marrë edhe një shumë parash si shpërblim.

Marku ndihet gati për këtë sfidë, që sipas tij do ta ndihmojë që të çajë përpara e të bëhet edhe më i famshëm. The Sun shkruan për 26 vjeçarin, që futet në kategorinë e peshës së lehtë, se ka origjinë të njëjtë me futbollistët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.

Historia e të gjithëve është e njëjtë: ata u larguan nga vendlindjet e tyre për shkak të luftërave.

Marku ka miqësi me të gjithë futbollistët e Premier League-s, për më tepër që ata e kanë ndjekur në duelin fundit në korrik në Londër.

Të tre me shumë mundësi do të jenë në arenën “O2” të premten, ku Marku do të jetë një ndër 8 boksierët që do të ndeshen.

Marku që ka mbi 320 mijë ndjekës në Instagram, tregon për “The Sun”, faktin se pse ai është popullor.

“Për fansat britanikë jam i panjohur, por në Shqipëri, Greqi, Austri dhe nëpër Evropë kam shuam fansa, sepse jam ndeshur në mbi 100 ndeshje në kik-boks dhe MMA. Kam fituar 3 tituj botërorë dhe për 10 vite nuk kam humbur.

Xherdan Shaqirin e kam shok, do të jetë një nga mbështetësit në O2 për ndeshjen time. gjëja më e bukur e ne shqiptarëve është se jemi në kontakt me njëri-tjetrin anembanë botës.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë miq të mitë, e në varësi të agjendës që kanë, do të mundohen të vijnë”, tha Marku.

Ai madje tregoi se në disa raste bën stërvitje edhe me Granit Xhakën.

“Nuk e them kush është më i fortë. ne jemi shokë të mirë dhe ai gjithashtu është djalë shumë i mirë. Sa i përket futbollit, nuk jam ndonjë fans i madh. Shkoj në stadium kur ata më ftojnë për të parë sfidat”, tha luftëtari shqiptar.

Të fundit