Flash News

KRYESORE

Tiranë, humb jetën në aksident një 24-vjeçar

Tiranë, humb jetën në aksident një 24-vjeçar

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën e Zallbastarit në Tiranë teksa ka ndërruar jetë një pasagjer 24- vjeçar.

Sipas informacioneve të policisë mësohet se mjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Rrapi” dhe për pasojë ka humbur jetën personi që ndodhej si pasagjer brenda tij. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar me incialet K.M, ka mbetur i plagosur.  Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Të fundit