Flash News

KRYESORE

“Toyota” dhe “Mazda” investojnë 1,6 miliardë dollarë në SHBA, partneritet për prodhimin e automjeteve elektrike

“Toyota” dhe “Mazda” investojnë 1,6 miliardë

“Toyota Motor” dhe ”Mazda Motor” kanë rënë dakord për të krijuar një partneritet për prodhimin e automjeteve elektrike, duke investuar së bashku 1,6 miliardë dollarë për të ndërtuar një uzinë në SHBA për prodhimin e rreth 300.000 njësive, njoftuan dy kompanitë e prodhimit të makinave.

Të dy prodhuesit e makinave thanë se ata  kanë si qëllim hapjen e uzinës deri në vitin 2021, e cila do të mundësojë 4.000 vende pune të reja.

“Toyota’ do të marrë 5,05 për qind  të aksioneve të kompanisë ‘Mazda”, thanë prodhuesit e makinave.

“Nga ana tjetër,  Mazda do të blejë 0,25 për qind të aksioneve të kompanisë Toyota, si pjesë e marrëveshjes midis dy prodhuesve”, njoftuan ata.

 

Të fundit