Flash News

KRYESORE

Trajneri i ri, Bayern merr refuzimin e dytë

Trajneri i ri, Bayern merr refuzimin e dytë

Massimiliano Allegri ishte i pari i cili refuzoi stolin e Bayern-it sot. Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane. Pas shkarkimit të kroatit Niko Kovac, klubi bavarez po kërkon një trajner tjetër dhe alternativat në fakt mungojnë.

Arsyeja është se jemi në nëntor dhe ka pak trajnerë pa kontratë. Emri i dytë i cili ka refuzuar rekordmenët e Bundesligës është trajneri i Ajax-it, Erik Ten Hag. I pyetur për interesimin e Bayern-it, ai është shprehur: "Për momentin jam i fokusuar tek Ajax. Nesër kam ndeshje me Chelsea-n dhe aty e kam mendjen. Bayern, sigurisht, është klub i madh".

Me pak fjalë, Ten Hag nuk mund të lëvizë nga Holanda deri në qershor. Bayern duhet të improvizojë dhe të gjejë një trajner pa punë deri në fund të sezonit.

Të fundit