Flash News

KRYESORE

Tritan Shehu për kreun e bashkisë së Memaliajt: Nuk u ndje për kanabisin, por të reagojë për flakët!

Tritan Shehu për kreun e bashkisë së Memaliajt: Nuk u ndje

Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu ka reaguar për situatën me zjarret në këtë zonë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai thotë se dëmet e shkaktuara nga zjarret janë të mëdha. Ai thotë se situata është problematike edhe në zonën e Memaliajt, ndërsa i kërkon kryetarit të bashkisë, Durim Roshi, që të reagojë dhe të marrë masa. Ja postimi i plotë:

“Zjarret vazhdojnë ne Qarkun e Gjirokastrës me dëmtime gjigande. Tashti tymi po del me shtëllunga rreth Damsit te Memaliajt e askush nuk po preokupohet.

KU ESHTE ROSHI I BASHKISE, QE PER KANABISIN “NUK ESHTE NDJERE”ë SE PAKU TE “BERTASE” PER ZJARRIN E TE ALARMOJE ATA QE PO “FLENE”?!

Unë e di qe ajo Bashki nuk ka asnjë strukture e mjet, por zërin duhet ta ngreri!!

Mjaft me fasada, duhen investime ne sektorët jetike, se paku për te përballuar urgjencat.”

 

Të fundit