Flash News

KRYESORE

Tryeza e OSBE, Hajdari: Reforma Zgjedhore si një kalë beteje, fitore për të gjithë nëse e ndryshojmë sistemin

Tryeza e OSBE, Hajdari: Reforma Zgjedhore si një kalë beteje, fitore

Ditën e nesërme do të organizohet konferenca e kryesuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore në vend. Në një prononcim për mediat, bashkëkryetarja e komisionit të posaçëm parlamentar Rudina Hajdari, i bën thirrje opozitës jashtëparlamentare të jetë pjesë e këtij diskutimi. Ajo theksoi se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive që nuk janë pjesë e Kuvendit, do forcojë me shumë kampin opozitar.

“Opozita patjetër duhet të bëhet pjesë sepse reforma zgjedhore është kali i betejës që do u japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ta ndryshojmë sistemin që u ngrit në vitin 2008, kjo do të jetë një fitore për të gjithë shqiptarët”-tha Hajdari.

Në tryezën e nesërme përveç përfaqësuesve të partive parlamentare, anëtarëve të komisionit të posaçëm parlamentar, janë të ftuar, katër ekspertë vendas edhe dy eksperte të huaj të legjislacionit zgjedhor, të ftuar nga prezenca e OSBE.

Të fundit