Flash News

KRYESORE

"Turqia do t'i zgjidhë mosmarrëveshjet për naftën me Greqinë përmes dialogut", Ministri i Brendshëm turk: Do i mbrojmë interesat tona

"Turqia do t'i zgjidhë mosmarrëveshjet për naftën

“Turqia dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjen me Greqinë rreth kërkimit të energjisë në Mesdheun lindor përmes dialogut”, kështu është shprehur për mediat Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, këtë të mërkurë. Megjithatë, Akar shtoi se Ankaraja do t’i mbrojë "të drejtat dhe interesat" e saj në rajon.

Turqia dhe Greqia, aleatët e NATO-s, kanë pasur shumë përplasje rreth pretendimeve për burimet hidrokarbure në rajon. Madje tensionet filluan të rriteshin edhe më tepër që kur Ankaraja filloi operacionet e kërkimit në një zonë të diskutueshme të Mesdheut të hënën.

Greqia thotë se anija eksploruese e Turqisë, Oruc Reis, po operon në mënyrë të paligjshme në ujërat që bien në raftin kontinental të Greqisë, akuza të cilat Ankesa i ka hedhur poshtë. Anija shoqërohej nga anijet luftarake turke që pas lënies së portit.

"Pavarësisht gjithë kësaj, ne duam të besojmë se sensi i përbashkët do të mbizotërojë. Si në terren, ashtu edhe në tryezë, ne jemi në krah të ligjit ndërkombëtar për fqinjësi të mirë dhe dialog", tha për Reuters Ministri i Brendshëm turk, duke shtuar se: "Ne duam të arrijmë zgjidhje politike përmes mjeteve paqësore në përputhje me ligjet ndërkombëtare."

Akar tha se Turqia do të vazhdojë të mbrojë "të drejtat, lidhjet dhe interesat" e saj në ujërat bregdetare. “Duhet të dihet se detet tona janë atdheu ynë blu. Çdo pikë uji është e vlefshme", tha ai.

Të fundit