Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Turqia i përgjigjet SHBA-së: Do reagojmë nëse vendosni sanksione ndaj nesh
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, deklaroi se Ankaraja do t’i kundërpërgjigjet sanksioneve të SHBA-së. Shteti amerikan e ka kërcënuar Turqinë me sanksione për shkak të marrëveshjes me Rusinë për blerjen e sistemit raketor rus S-400. Por Cavusoglu deklaroi se është e drejta e Turqisë që të vendosë se çfarë do të blejë, sepse është "një shtet i pavarur dhe i lirë".
“Turqia do të përgjigjet me "kundër-hapa" nëse Uashingtoni i vë sanksione.”, vazhdoi ai.
Por investimi i saj i fundit në sistemin raketor rus S-400 i ka dëmtuar marrëdhëniet e saj me SHBA-në.
Kjo sepse për SHBA, raketat S-400 janë kërcënim për avionët e saj luftarakë F-35.
Kathryn Wheelbarger, ndihmëssekretare amerikane e Mbrojtjes, tha muajin e kaluar se pasojat do të jenë "shkatërruese" për bashkëpunimin Turqi - NATO, nëse Ankaraja vazhdon me planet e saj për blerjen e sistemit raketor rus.