Flash News

KRYESORE

“U mbyllim gojën me ca kate kullash”, kush janë qeveritarët e ardhshëm që përmend Çim Peka te ‘plani i dyfishtë i Ramës and Co’

“U mbyllim gojën me ca kate kullash”, kush janë

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar që pa gdhirë sot një javë (17 maj) në mes të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga qeveria deri në 23 qershor, zgjoi revoltë dhe protesta nga ana e qytetarëve.

Protestat, të organizuara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, i mbështeti edhe opozita jashtëparlamentare, ndërsa tashmë kanë nisur të grumbullojnë firma për një peticion edhe jashtë Tiranës për ndërtimin e Teatrit kombëtar ashtu siç ishte dhe në të njëjtin vend.

Kështu ka premtuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha në një reagim ditën kur godina u rrafshua.

Por shembja e TK duke nisur që nga vendimi i bashkisë, firmëtarët, organizimi i mbledhjes e prapaskenat e saj jashtë rendit, apo projektet e lidhura me ngritjen e kullave (të mohuara së fundmi nga kryeministri Rama) kanë ngjallur hije të forta dyshimi.

Po pse gjithë ky nxitim e pikërisht në një vit parazgjedhor të qeverisë së re?

Gazetari Çim Peka, drejtuesi i syri.net, tashmë edhe televizion, një medie opozitare, i përshkruan në shkrimin ‘plani i dyfishtë i Ramës and Co’ disa elementë të dyshimtë që lidhen me qeverinë e ardhshme sipas tij dhe 'komplotistë' në shembjen e TK.

Në shkrim thuhet se logjika është e thjeshtë "tipike mafioze dhe batakçinjsh; fillojmë ndërtimin dhe i dorovisim me ca kate kullash qeveritarët pasardhës. Bëjmë fakt të kryer vjedhjen e pronës publike kudo ku ka mbetur. Ndërtojmë kulla, resorte e kushedi çfarë tjetër. Por nëse kalojmë në opozitë, kemi aq shumë pasuri, sa që tu mbyllim gojën me një pjesë të saj atyre që do të vijnë pas nesh”, pra një qeveri e drejtuar nga kryedemorkati Basha, teksa flet për garancinë 'se pronën publike tek teatri nuk do të rikthehet në pronë të teatrit nëse opozita vjen në pushtet pas një viti' dhe arsyet pse nuk mund të realizohej ky plan 22 vjeçar pas zgjedhjeve të vitit 2021.

“Sepse nuk kanë garanci që do të fitojnë nëse ndodh që votat këtë herë do të numërohen drejt, si edhe ka premtuar BE dhe Gjermania; e dinë se mllefi ndaj makutërisë së tyre, tashmë ka pushtuar madje edhe socialistët e thjeshtë.

Nëse ndodh kjo, apo edhe më keq varianti i një grabitje tjetër të pushtetit nga Rilindja, Shqipëria, futet në një cikël të ri dëshpërues tranzicioni, i cili mund të jetë edhe më i gjatë dhe më i mjerë se ky 30-vjeçari, që po shpresojmë të mbyllim”, shkruan Peka ndër të tjera.

Të fundit