Flash News

KRYESORE

UEFA dënon Partizanin e Beogradit për racizëm

UEFA dënon Partizanin e Beogradit për racizëm

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ndëshkoi ekipin e Partizanit të Beogradit dhe atë të Lokomotiv Plovdiv-it të Bullgarisë për racizëm, në ndeshjet e Ligës së Evropës që u zhvilluan javën e kaluar.

Ekipi i Partizanit do të luajë dy ndeshjet e radhës në kompeticionet evropiane me dyer të mbyllura, për shkak të sjelljeve raciste të mbështetësve të tij në ndeshjen me klubin turk Malatyaspor.

Sfidën serbët e fituan me rezultatin 3-1. Ndërkohë ekipi bullgar, Lokomotiv Plovdiv, do ta ketë stadiumin gjysmë të hapur në ndeshjen e radhës, për shkak të qasjes raciste në ndeshjen kundër ekipit francez, Strasbourg-ut. Bullgarët u mundën me rezultatin 1:0.

Institucioni numër 1 i futbollit evropian ka urdhëruar ekipin Lokomotiv që në stadiumin e tij të vendosë mbishkrimin me logon e UEFA-s: #EqualGame. (Lojë e barabartë).

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen të enjten. Kjo nuk është hera e parë që partizani i Beogradit dënohet për racizëm. Tifozët e kësaj skuadre janë mjaft problematikë dhe në takimet në kompeticionet evropiane ata hedhin parulla kundra shqiptarëve dhe “Kosova është Serbi”.

Të fundit