Flash News

KRYESORE

Ultimatumi i Abazoviç: Largohem nga qeveria nëse më kërkohet çnjohja e Kosovës

Ultimatumi i Abazoviç: Largohem nga qeveria nëse më

Kryetari i lëvizjes URA në Mal të Zi, Dritan Abazoviç ka paralajmëruar koalicionin ku bën pjesë se do të largohet nga qeveria në rast se i kërkohet çnjohja e shtetësisë së Kosovës.

Sipas tij për të qenë partnerë qeverisëse, duhet secili të respektojë parimet.

”Absolutisht do të dalim nga Qeveria. Absolutisht largohem nga një Qeveri e tillë që inicion diçka të tillë”, ka thënë Abazoviç në Klan Kosova.

”Nëse vjen jashtë kësaj marrëveshje me u iniciu, ne s’jemi më pjesë e Qeverisë së Malit të Zi. Njësoj është edhe për pikat tjera, këtu ka edhe interesa të tjera të popullit malazez, ka shenja tjera identiteti, bashkëpunimi me NATO-n, çdo pikë prej atyre shtatë nëse preken, nuk është partneri ynë”.

Ne duhet të bëjmë bashkëpunim, neve na duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Europian, neve na duhet NATO se jemi shtet i vogël, na duhet bashkëpunimi me vendet e rajonit, partitë e pakicave”, tha Abazoviç.

Të fundit