Flash News

KRYESORE

Vendimi për Tahirin/ Vjen reagimi i parë nga Qeveria

Vendimi për Tahirin/ Vjen reagimi i parë nga Qeveria

Ka ardhur reagimi i parë i qeverisë për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda ndaj ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

Zëdhënësja e kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, u shpreh për Top Channel se e gjitha kjo “është çështje e drejtësisë jo e Partisë Socialiste, as e qeverisë dhe as e partive të tjera politike në tërësi, të cilat kanë kohë që kanë braktisur detyrën për t’u marrë me çështje që nuk u takojnë asfare!”

Dënimi me burg i Tahirit u pezullua dhe kaloi në shërbim prove për tri vite. Ndërkohë, Prokuroria akuzonte Tahirin për “Trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, por për Gjykatën këto akuza nuk faktohen me prova dhe për këtë është bërë ndryshimi i cilësimit të veprës penale, duke e gjetur fajtor për “Shpërdorim detyre”.

Të fundit