Flash News

KRYESORE

Vendimi i qeverisë, mbyllet universiteti privat në Tiranë

Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur mbylljen e Universitetit jopublik “Justicia” në Tiranë. Në vendim thuhet se shkolla në fjalë duhet të përgatitë dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve.

“Shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, duhet të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit”, thuhet në një prej pikave të vendimit.

Të fundit