Flash News

KRYESORE

Video/ Ekipet e shpëtimit flasin në telefon me një të mbijetuar nën rrënoja: Bëhu e fortë, ju jeni nëna e të gjithëve aty poshtë

Video/ Ekipet e shpëtimit flasin në telefon me një të

Ndërsa në Turqi ekipet e shpëtim-kërkimit vijojnë intensivisht punën për nxjerrjen e të mbijetuarve nën rrënojat e tërmetit që goditi provincën e Elazig, një person i bllokuar ka mundur të flasë dhe të komunikojë në telefon.

Mediat turke publikojnë momentin kur një përfaqësuese e ekipit të shpëtimit flet në telefon me një grua nën rrënoja. Ajo i kërkon të rrijë e qetë dhe të ndihmojë edhe personat e tjerë pranë saj, si dhe të thërrasin për ndihmë.

"Flisni me të gjithë ata që mund të keni afër. Thirrni fëmijët. Nxitini të flasin. Askush mos të flejë. Rrini të qetë.

Askush nuk duhet të heshtë. Nuk ka asgjë për t'u frikësuar. Ju jeni nënë, ju jeni nëna e të gjithëve aty poshtë. Ju jeni i vetmi person me të cilin komunikojmë. Do të jesh e fortë. Nuk duhet të qani. Ne këtu po vijmë për ndihmë”, i komunikon në telefon përfaqësuesja e ekipit të shpëtim-kërkimit.

Të fundit