Flash News

KRYESORE

Video/ Hiqen pankartat e protestës kundër abuzimeve, gruaja e indinjuar: Çfarë do të fshehësh, pse qenka turp?  

Video/ Hiqen pankartat e protestës kundër abuzimeve, gruaja e

Dje, qindra gra e vajza, por edhe burra kanë protestuar nga sheshi “Nënë Tereza” deri te Ministria e Arsimit, pas ngjarjes së rëndë të në Babrru, ku roja i shkollës kishte abuzuar seksualisht me një nxënëse 15 vjeçare.

Në protestën masive ranë në sy pankartat që spikatën, duke dënuar jo vetëm rastin në fjalë, por edhe mosreagimin në kohë të strukturave arsimore, të cilat pas përfundimit të marshimit, disa prej tyre janë lënë në kangjellat e godinës së ministrisë së Arsimit.

Megjithatë, ato janë larguar menjëherë nga disa persona brenda ambienteve të ministrisë, por një qytetare që ndodhej aty u ka tërhequr vëmendjen, siç duket në videon e publikuar nga Petro Vokopola, kreu i departamentit për pushtetin vendor në PD-në e Durrësit.

“Mua më dhemb kjo situate, përse i heq ato? Dëgjohet zëri i një nëne të indinjuar ndaj reagimit të Ministrisë e cila akoma nuk vepron por vazhdon të largojë nga vetja bashkëfajësinë e vetë në këtë krim”, shkruan zyrtari.

Të fundit