Flash News

KRYESORE

Video/ Nesër protestë kundër vendosjes së tarifës te ‘Rruga e Kombit’, policia zbarkon në Kukës

Video/ Nesër protestë kundër vendosjes së tarifës te

Ditën e hënë nis aplikimi i tarifës për të gjithë përdoruesit e ‘Rrugës së Kombit’. Për këtë banorët kanë njoftuar se do të zhvillojnë një tjetër protestë kundër saj.

Duket se policia i druhet një proteste si ajo e zhvilluar më parë dhe për këtë arsye ka nisur të marrë masat dy ditë para.

Mbrëmjen e së shtunës forca të shumta policie kanë mbërritur në qytetin e Kukësit.

Videon e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me mesazhin e dërguar nga një qytetar dixhital.

Postimi i plotë i Berishës

Ndal terrorit policor nga Edvini ne Kukes, tmerr nga protesta!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

"Duan te trembin qytetaret mos te dalin ne proteste 🤦‍♂️, nje shtet frikacak"

 

 

Të fundit