Flash News

KRYESORE

Vlorë/Humbi kontrollin e makinës, 25-vjeçari ndërron jetë gjatë dërgimit në spital

Vlorë/Humbi kontrollin e makinës, 25-vjeçari ndërron

Një 25-vjeçar ka humbur jetën pasditën e sotme teksa po udhëtonte me makinë bashkë me dy persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, teksa shtetasi R. Sh, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25-vjeçar mori dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit