Flash News

KRYESORE

Vrasja e administratorit në Kotë, reagon ish-deputetja e Vlorës: Marrëzia duhet ndalur

Vrasja e administratorit në Kotë, reagon ish-deputetja e Vlorës:

Dje, u qëllua për vdekje me armë zjarri kreu i Njësisë Administrative Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka. Sipas të dhënave, i ndjeri tentoi të shmangte një konflikt në momentin kur po punohej për shtrimin e rrugës, por mbeti vetë i vdekur.

Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj ka reaguar me një postim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen

“Ngushëllime familjes se Argjil Gjokes, administrator i Njësisë Kotë, që humbi jetën pas plagëve të marra në një përplasje të cilën ai u mundua të shmangte. Ndërkohe që rënia në krye te detyrës, duke u munduar të ‘administronte’ një konflikt ne zonën e tij, flet për të ndjerin, kjo nuk e lehtëson aspak dhimbjen e familjes dhe as nuk na pengon të themi se marrëzia duhet ndalur dhe jeta duhet vlerësuar.

Si vlonjate dhe si ish-deputete e Vlorës shpreh te gjithë dhimbjen njerëzore për te ndjerin.

Te lehtë e paste dheun!”, shkruan ish-deputetja.

Mësohet se banorët u konfliktuan me njërin prej punonjësve të rrugës dhe njëri nga banorët qëlloi me armë drejt punëtorëve. Plumbi ka goditur në kokë Argjil Gjokën, duke i shkaktuar atij një plagë fatale për jetën.

Të fundit