Flash News

KRYESORE

Vuçiç kërcënon: Anashkalimi i Listës Serbe do sjellë pasoja katastrofike

Vuçiç kërcënon: Anashkalimi i Listës Serbe do

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se përpjekja e qeverisë së re të Kosovës për të anashkaluar Listën Serbe mund të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet Serbi – Kosovë.

“Jam shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në lidhje me përpjekjen e shqiptarëve për të marrë një vendim për shfuqizimin e Listës Serbe. Tashmë ata nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar. Ata nuk dinë çfarë të shpikin, por konstatojnë se Lista Serbe duhet të shfuqizohet. Kjo, do të ketë pasoja katastrofike për marrëdhëniet midis serbëve dhe shqiptarëve, sepse serbët nuk do të jenë më në institucione. Dhe kur serbët nuk janë në institucione, ju e dini si do të duhet të mbrojnë lirinë dhe vatrën e tyre ”, deklaroi Vuçiç.

Albin Kurti, i cili pritet që të marrë detyrën e kryeministrit ka thënë se ai referuar Kushtetutës së Kosovës, do të fusë në qeveri, ata serbë të përgjegjshëm, të cilët e respektojnë Kosovën dhe ligjet e saj.

Të fundit