Flash News

KRYESORE

Zëri i Amerikës: Shkarkimi i Muçit e redukton Kushtetuesen në 4 anëtarë, shanset mbetën nëse...

Zëri i Amerikës: Shkarkimi i Muçit e redukton Kushtetuesen

Zëri i Amerikës ka pasqyruar debatin më të ri për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Besnik Muçit, ish prokuror i Krimeve të Rënda dhe i dekretuar nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese gjatë kohës që ishte ende në procesin e rivlerësimit, sipas VOA e redukton numrin e anëtarëve në katër nga 6 që duhet të disponojë për të qenë funksionale.

“Me vendimin e KPA-së, reduktohet sërish numri i anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, duke zbritur në 4. Ndërkohë që shanset mbeten që ajo të mund të bëhet funksionale, me 6 anëtarë, nëse do të përmbyllet me sukses procesi i rivlerësimit të kandidaturave për dy vende vakante të shpallura nga Parlamenti dhe Presidenti”, shkruan VOA.

Nga ana tjetër, pas vendimit të KPA kujtojmë Muçi tha se vendimi për shkarkim nga detyra nuk ishte i vlefshëm. Ai tha se që në momentin që ai ka bërë betimin si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kishte humbur statusin si prokuror, për të cilën i ishte nënshtruar procesit të rivlerësimit, e për pasojë, nuk mund të ishte më subjekt i trajtimit nga Kolegji.

Të fundit