Flash News

KRYESORE

8 ton kanabis drejt Italisë/Dorëzohet Prokuroria e Krimeve të Rënda, bien akuzat ndaj 11 punonjësve të doganave dhe të policisë

8 ton kanabis drejt Italisë/Dorëzohet Prokuroria e Krimeve të

Kanë marrë një tjetër kthesë hetimet për dosjen e trafikut të 8 tonëve kanabis, që mundi të transportohej nga një shtetas maqedonas nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Për 11 punonjësit e Portit të Durrësit, prej nga ka kaluar pa u vënë re nga askush kamioni me 8 tonë drogë, është shpallur moskopetenca nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe momentalisht dosja në ngarkim të tyre i është referuar prokurorisë së Durrësit për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Prej pesë muajsh, Krimet e Rënda kanë kryer një sërë veprimesh hetimore me qëllim sigurimin e provave që do të vërtetonin implikimin e doganierëve të Durrësit në trafikun e drogës.  Por gjatë kësaj kohe është konsideruar se ata nuk janë të implikuar në trafikun e drogës dhe për pasojë, çështja ndaj tyre i është përcjellë prokurorisë së Durrësit, e cila do të vijojë hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”

Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës.

Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës.

Të fundit