Flash News

KRYESORE

Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 36-vjeçari

Aksidenti në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 36-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në aksin Levan-Tepelenë. Sipas informacioneve të para, si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.H.

Sipas burimeve të parë dihet:

Sot rreth orës 15:00, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj, shtetasi Sh. Dh., 36 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin tip “Golf” është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi A.H., 55 vjeç, banues në Frakull.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës shtetasi A.H.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.Dh dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Të fundit