Flash News

KRYESORE

Alternativat për pankinën e Kombëtares, FSHF-ja nis bisedimet me ish-trajnerin e Italisë

Alternativat për pankinën e Kombëtares, FSHF-ja nis bisedimet me

Pas shkarkimit të Cristian Panuçit, FSHF-ja është vënë në veprim për të gjetur trajnerin e ri i cili do të zërë pankinën e kuqezinjve.

Sipas “Panorama Sport”, listës i është shtuar edhe Roberto Donadoni, një emër tjetër i futbollit italian.

Mësohet se ish-trajneri i Kombëtares italiane të futbollit është kontaktuar nga përfaqësues të FSHF-së për të negociuar në lidhje me postin e trajnerit të Kombëtares.

Tekniku 55-vjeçar ka drejtuar në të shkuarën Kombëtaren italiane por edhe skuadra të rëndësishme të kampionatit italian, si Napoli apo Bolonja.

Bolonja ka qenë edhe skuadra e tij e fundit me të cilën ndërpreu marrëveshjen në vitin 2018.

Donadoni mund të shihet me prioritet dhe është një prej emrave më të njohur në listën e kandidatëve që janë kontaktuar apo edhe të atyre që do të kontaktohen së afërmi, ndaj duket që “steka e Kombëtares” mund të rritet me një afrim të tillë në krye të stolit.

Mbetet për t’u parë nëse presidenti i FSHF-së, Armand Duka do të thellohet në negociatat me Donadonin apo do të vijojë shtimi i listës me të tjerë kandidatë për të pasuar Panuçin, teksa edhe Edi Reja mbetet një prej favoritëve në këtë listë.

Të fundit