Flash News

KRYESORE

Ambasadorja e OSBE: S'kemi qenë asnjëherë pjesë e një procesi zgjedhor pa opozitën. Nuk do ndërhyjmë

Ambasadorja e OSBE: S'kemi qenë asnjëherë pjesë e

Misioni i OSBE- ODIHR në një konferencë për median është shprehur se së shpejti në Shqipëri do të jenë 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për zgjedhjet që pritet të mbahen me 30 qershor.

E pyetur nga gazetarët nëse ka qenë e pranishme në një vend ku zgjedhjet zhvilloheshin pa opozitën,  Ambasadorja Aundrey Glover tha: “Jo, nuk na ka ndodhur ndonjëherë, por do shohim si do shkojë procesi zgjedhor. Mbetet për t’u parë”.

Të pyetur nëse në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, do të kemi një shtyrje të datës së zgjedhjeve, përfaqësuesit e OSBE/ODIHR deklaruan se nuk kanë asnjë ndikim në procesin zgjedhor.

Ajo u shpreh se misioni i OSBE- ODIHR është të vëzhgojnë procesin zgjedhor përtej situatës aktuale politike, “pasi nuk jemi këtu që të ndërhymë në asnjë lloj mënyre”.

“Nuk është puna jonë, të ndërhyjmë për të bërë sugjerime. Ne jemi këtu për të vëzhduar zgjedhjet të paanshme. Nuk na takon ne për të dhënë sugjerime. Kjo do ishte ndërhyrje”, tha drejtuesja e misionit të OSBE-ODIHR në Tiranë.

Të fundit