Flash News

KRYESORE

Andi Lila i lutet priftit grek dhe i shpëton dënimit të skuadrës

Andi Lila i lutet priftit grek dhe i shpëton dënimit të

Ditën e djeshme Andi Lila udhëtoi drejt Greqisë, për t’u njohur me vendimin që do të merrte skuadra e tij, Janina, në lidhje me një video-skandal që u publikua në rrjetet sociale, ku shihej duke tallur priftin grek.

Por duket se vendimi për të ka qenë i mëshirshëm nga skuadra greke, por edhe nga prifti i Janinës.

Ky i fundit, i cili kishte në dorë fatin e tij ka vendosur ta falë futbollistin, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur vetë Lila me një foto të postuar në rrjetet sociale. Në një foto në Instagram, Lila shkuran: “Duhet të jesh një njeri i fortë për të kërkuar falje dhe akoma më i fortë ai që fal. Faleminderit Maksim dhe miku im Jorgos Vitas”.

Pak ditë më parë Lila kërkoi ndjesë publike, jo vetëm grekëve, priftit por edhe të gjithë besimtarëve orthodhoksë për këtë shaka, dhe me sa duket atje kanë vendosur t’i japin një shans të dytë. Por edhe pse ai kërkoi falje shumë tifozë dhe të tjerë kërkuan përjashtimin e tij nga skuadra, pasi gjesti ishte i pafalshëm.

Të fundit