Flash News

KRYESORE

Arrestimi i Bushatit, reagon PD: Do ta mbrojmë Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve

Arrestimi i Bushatit, reagon PD: Do ta mbrojmë Shkodrën nga pushtimi i

Partia Demokratike e Shkodrës ka reaguar me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në facebook në lidhje me konstitumimin këshillit bashkiak.

PD e Shkodrës e ka cilësuar qesharake shfaqjen brenda nje celule të uzurpuar sipas saj me forcë nga klika e kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu, kjo parti e ka cilësuar arrestimin e kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike Shkodër, Arvit Bushati, si arrestim poltik.

“Shkodra,nuk iu përkul komunizmit e kurrsesi nuk do ta pranojë as përkuljen ndaj Edvin Ramës! Protesta e sotshme ishte shprehja më e qartë e vullnetit të qytetarëve të Shkodrës, e konstituimi i këshillit ilegjitim bashkiak, asgjë tjetër veç një shfaqje e turpshme që kurrsesi nuk i ngjan një konstituimi të vërtetë,kur vendi i organizimit ndërrohet në sekondën e fundit e mbledhja organizohet me prezencën e forcave të FNSH-së.  Një shfaqje qesharake brenda një celule të uzurpuar me forcë nga klika e Ramës. Shfaqje që vazhdon me arrestimet politike njësoj si etërit e tyre,në mes të të arrestuarve edhe kryetari i forumit rinor të Partisë Demokratike,Shkodër Arvit Bushati.

Ne jemi të gatshëm të mbrojmë me çdo kusht Shkodrën nga pushtimi i Rilindasve të cilët përveç krimit e drogës nuk ndjellin kurrë asgjë të mirë.  Të gjithë bashkë për të mos pranuar që e keqja të mbysë djepin e demokracisë!#partiademokratikeShkodër #pd”- shkruan PD.

Të fundit