
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
"Asgjë e re në frontin e Perëndimit", përkujtohet 50 vjetori i vdekjes së Erich Maria Remarkut
"Asgjë e re në frontin e Perëndimit” është romani par-ekselencë kundër luftës. Në 50 vjetorin e vdekjes së Erich Maria Remarkut, një vështrim në librin e tij me famë botërore."
Libri i Remarkut është portreti i një brezi, i cili nga bankat e shkollës vajti me eufori në front dhe humbi në fund jetën nga makineria vrastare e luftës. Shumë burra në fillim të shekullit të 20-të e pritën me të vërtetë me padurim Luftën e Parë Botërore.
Ishte koha e përmbysjeve të mëdha dhe e pasigurive të mëdha. Progresi teknik përcaktonte hapin: fabrika, makina, zbulime të reja shkencore. Shoqëria patriarkale pësoi çarje, gratë u rebeluan kundër roleve dhe modeleve të vjetra dhe kërkonin me zë të lartë më shumë të drejta.
E vjetra mbaroi, e reja erdhi shumë shpejt dhe i befasoi njerëzit duke i mbingarkuar ato, sidomos botën mashkullore. Kështu ata shpresonin se lufta mund të ishte "forca pastruese" për të ndaluar ndryshimin. Ata e brohoritën shpërthimin e luftës në verën e vitit 1914 dhe besonin fort, se për Krishtlindje do të ishin përsëri në shtëpi. Por nuk doli ashtu.
"Ne mësuam, se një pullë e pastruar mirë është më e rëndësishme sesa katër vëllime të Schopenhauerit. Në fillim të çuditur, më pas të hidhëruar dhe më në fund indiferentë, kuptuam se me sa dukej nuk ishte ideali vendimtari, por [...] trajnimi i fortë".
"Asgjë e re në frontin e Perëndimit" nga Erich Maria Remarque
Jeta në llogore
Kasaphana në llogore, nata nën breshërinë e granatave, monotonia midis sulmeve: Të gjitha këto i përjeton rrëfyesi i Remarkut në vetën e parë, një rekrut i ri. Nxënësi delikat kthehet në një qënie gjysmake të shtangur.
"Një rekrut (...) tërheq pas vetes gjurin e copëtuar; një tjetër shkon te pika e fashimit të plagëve, dhe mbi duart që i mban të kryqëzuara shpërthejnë zorrët (...) Tmerri mund të durohet, për sa kohë i nënshtrohesh; por ai merr jetë, kur e mendon".
Gënjeshtra nga nevoja çoi në suksesin botëror
Remarku i përshkroi shumë qartë ngjarjet e luftës, por atij vetë iu desh të luftonte shumë shkurt në front. Në vitin 1916 ai u rekrutua me detyrim duke qenë nxënës shkolle, por shumë shpejt u plagos dhe u dërgua në një spital fushor. Atje ai dëgjonte historitë e të plagosurve rëndë në front dhe mbante shënime, prej të cilave doli më vonë romani i tij me famë botërore. Por për të stimuluar shitjen e librit Remarque, pohoi se i kishte përjetuar vetë të gjitha. "Asgjë e Re në frontin e Perëndimit" u botua për herë të parë si libër në vitin 1929 dhe u bë brenda natës një nga sukseset më të mëdha në letërsinë gjermane. Kritikët në të gjithë botën e përshëndetën romanin si një "akuzë pacifiste kundër luftës". Pak kohë më vonë ai u bë madje film nga Hollywoodi.
U dogj dhe u ndalua
Qarqet e djathta në Gjermani shihnin tek libri baltosjen e kujtimit të ushtarëve të tyre. Në vitin 1933 pas marrjes së pushtetit nga nazistët, libri i Remarkut u dogj publikisht dhe u ndalua. Ndërkohë autori i tij kishte emigruar prej kohësh në Zvicër. Remarku derisa vdiq shijoi imazhin e tij si pacifist dhe famën e tij të hershme, por e cila nuk u pasua me vepra të tjera. Vite më vonë ai e pranoi, se kishte qenë gjithmonë një njeri apolitik.
Erich Maria Remarque u lind në Osnabrück në 1898 në një familje, që kishte emigruar nga Franca. Në vitin 1933 ai emigroi në Zvicër. Puna e tij u dënua nga nazistët dhe shkrimet e tij u hodhën në zjarr gjatë djegies së librave. Nga viti 1939 ai jetoi në SHBA, pas luftës jetoi edhe në Shtetet e Bashkuara edhe në Zvicër. Ai ndërroi jetë në Locarno në vitin 1970./DW
Të fundit


Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00

Arrestohen 2 vëllezër në Roskovec, kultivonin bimë narkotike
4 Korrik 2025, 10:38

Feston sot 61-vjetorin e lindjes, Rama surprizohet në selinë rozë
4 Korrik 2025, 10:21