Flash News

KRYESORE

Asnjë nuk po e mbështet Harry-n dhe Meghan-in, çifti mund të largohet nga Anglia

Asnjë nuk po e mbështet Harry-n dhe Meghan-in, çifti mund

Mesa duket gjërat po shkojmë edhe më keq për Dukeshën dhe Dukën e Sussex. Edhe pse Harry është munduar të mbrojë bashkëshorten e tij nga sulmet e njëpasnjëshme nga mediat, duke i paditur ata, duket se kjo i ka mërzitur shumë pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Harry, ka paditur disa prej tabloidëve më të njohur britanikë si: Daily Mail, Mail On Sunday, The Sun, Daily Mirror etj., pasi ata publikuan një letër që Meghan ia ka dërguar të atit, me qëllimin që Meghan të dukej keq.

Familja mbretërore e kishte këshilluar Harry-n të priste për publikimin e letrës, por princi bëri të kundërtën. Për këtë arsye marrëdhënia mes çiftit Sussex dhe pjesës tjetër të familjes është shumë e acaruar. Madje, sipas korrespondentit mbretëror të Daily Express, Richard Palmer, asnjë nga pjesëtarët e familjes mbretërore nuk e mbështet më Harry-n dhe Meghan-in, pasi ndihen të turpëruar nga ata.

Së fundmi, një burim për Us Weekly ka bërë të ditur se, për shkak të kësaj situate, Harry dhe Meghan po mendojnë të largohen nga Anglia për t’u zhvendosur në Kanada.

Të fundit