Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Avokat kundër vendimit të gjykatës: Kokëdhima, njeri jo i rrezikshëm. Faji i shoferit të makinës
Erion Besimaj, avokati i Mihal Kokëdhimës ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Vlorës, që e la në burg pa afat klientin e tij. Sipas avokatit, Kokëdhima duhet lënë i lirë pasi nuk përbën rrezikshmëri shoqërore ndërsa ka akuzuar shoferin e makinës se ka qenë i dehur gjate drejtimit te automjetit.
"Mihal Kokëdhima nuk përbën rrezikshmëri për rastin në fjalë. Vendimin për arrestin me burg do ta apelojmë pasi ai nuk ka bërë ndonjë vepër penale të kësaj shkalle që t'i jepet arrest me burg. Për Prokurorinë nuk përbën vepër penale thirrjet vrite dhe hidhe të dy personave të cilët ishin përpara në makinë. Madje shoferi i makinës ishte i dehur, dhe e kanë marrë për më shumë se 3 km Kokedhimën zvarrë", deklaroi ai pas daljes nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Gjatë seancës gjyqësore, Mihal Kokëdhima dëgjohet të thotë se e ka mik kryeministrin, por avokati Besimaj është shprehur: "Tha që e ka Ramën mik pasi kryeministri do i ketë kërkuar votën dhe këta ia kanë dhënë, siç ia jep 90 % e jugut."
Për dy personat shqiptarë që ishin në makinë, shoferin dhe pasagjerin, Besimaj tha se janë kallëzuar penalisht.