Flash News

KRYESORE

Balla i tregon detyrën ‘opozitës së re’: Do kontrolloni qeverinë e Ramës

Balla i tregon detyrën ‘opozitës së re’: Do

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla iu drejtua disa herë deputetëve të ‘opozitës së re’ në Kuvend, teksa i tregonte se kanë të gjitha instrumentat për të kontrolluar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Opozita ka shumë instrumenta në Kushtetutë dhe rregullore që mund t’i përdorë. Roli i opozitës është që të jetë kontrollori i qeverisë”, u shpreh Balla.

Balla tha se deputetët e rinj janë kundërshtarë të mazhorancës, gjithsesi, socialistët janë të gatshëm të dialogojnë me ta.

“Ju jeni kundërshtarët tanë, këtë nuk e luan as topi, por dua t’ju them se ne jemi të gatshëm të dialogojmë me ju, të punojmë së bashku në interes të vendit, siç jam i sigurt që ju do të përdorni të gjitha instrumentat për të kontrolluar qeverisë”, tha numri një i socialistëve në Kuvend.

Balla i ftoi deputetët e rinj të votojnë edhe ndryshimet e parashikuara në kodin zgjedhor.

Të fundit