Flash News

KRYESORE

Ballkani Perëndimor i rëndësishëm për Suedinë, ministrja e Jashtme viziton Tiranën

Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Suedinë. Pas vetëm dy muajve nga marrja e detyrës, ministrja e re e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde vizitoi Tiranën, ku zhvilloi takime të rëndësishme. Sot paradite, ajo u takua me kryeministrin Edi Rama, me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në këto takime u diskutua për procesin në vijim të reformë, marrëdhëniet e ngushta dhe për situatën politike në vend. Sivjet, Shqipëria dhe Suedia festojnë 50 vite të marrëdhënieve diplomatike.

Për ministren e Jashtme, reforma në drejtësi është thelbësore për zhvillimin e vendit dhe për shqiptarët. Sipas Ann Linde, përmes kësaj reforme, Shqipëria po jep gjithashtu një shembull edhe për vende të tjerë. Hapat e ardhshëm, përfshirë krijimin e SPAK-ut, janë thelbësorë dhe Suedia mbetet një mbështetëse e fortë.

Të fundit