Flash News

KRYESORE

Banorët e Ishmit ngrihen në protestë kundër rrugës me pagesë: Kisha Françeskane të heq traun ose bllokojmë besimtarët

Banorët e njësisë administrative Ishëm, kryesisht të fshatit Shetaj, kundërshtojnë bllokimin e rrugës nga Kisha Françeskane. Kalimi me pagesë në rrugët që të çojnë në zonën turistike të Kepit të Rodonit, nga ana e Kishës Françeskane që pretendon pronsinë e zonës, por edhe bllokimi i rrugës së shkurtër që të nxjer në det, ka sjellë reagimin e banorëve.

Dhjetra banorë u ngritën në protestë duke kundërshtuar tarifimin e rrugës nëpërmjet të cilës banorët shkojnë në punë, peshkim, të kryejnë ritet fetare në kishë etj. Protestuesit tentuan të largojnë blloqet e mëdha të gurëve me forcë për të hapur rrugën, që sipas tyre është ekzistuese dhe jo pronë e kishës, raporton ‘Durrës Lajm’.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore, ndërsa kërcënojnë se nëse nuk merret asnjë masë gjatë ditës së sotme, ata do të bllokojnë besimtarët që kalojnë për të shkuar në Kishën Françeskane, e cila nesër ka festën e Shën Ndoit.

Të fundit