Flash News

KRYESORE

Bariu ngacmon të miturën, 26-vjeçari përdhunon ish-të dashurën/ Prangosen dy persona në Tiranë

Bariu ngacmon të miturën, 26-vjeçari përdhunon ish-të

Një 24-vjeçar me inicialet O.N., ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shupalë ku vajza 15-vjeçare ishte ngacmuar nga i riu teksa ajo kishte shkuar në kullotë për të marrë delet.

Kjo e fundit i ka treguar ngjarjen prindëve dhe kanë bërë denoncimin duke e çuar të riun pas hekurave.

Një tjetër rast abuzimi seksual bëhet i ditur nga policia ku një 25-vjeçare ka kallëzuar ish-të dashurin e saj, pasi sipas vajzës ai e ka dhunuar dhe ka kryer marrëdhënie intime me të pa dëshirën e saj.

Pas kallëzimit të 25-vjeçares, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar 26 vjeçarin me incialet J.Ç.

Ai kerkohet sepse “ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”.

Të njëjtat burime shtuan se vajzës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Të fundit