Flash News

KRYESORE

Basha: I vetmi projekt i Ramës, plaçkitja e Shqipërisë

Basha: I vetmi projekt i Ramës, plaçkitja e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka akuzuar Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për gjendjen e vështirë që Shqipëria po kalon. Në një konferencë për shtyp për mediet, ai deklaroi se çdo njeri e ka kuptuar se Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin në bashkëpunim me krimin.

“Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka pasur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë.

Sot, çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës.“, tha Basha

Lideri i opozitës shtoi se në këtë shtet, edhe nëse ka njerëz të ndershëm, ata dhunohen e çnderohen. “Në këtë tokë nuk mund të ketë as mundësi dhe as shpreh për njerëzit e thjeshtë. Kjo është arsyeja,  është dëshpërimi që po i çon shqiptarë në kurbet.

Edi Rama është fajtori kryesor në gjendjen ku ndodhemi. Ai do gjykohet si një figurë tërësisht kriminale.  Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës, krimit.”, tha Basha.

Të fundit