Flash News

KRYESORE

Basha mbështet Metën për tubimin e 2 marsit: Thirrja nuk është për partitë politike, por për të gjithë qytetarët

Basha mbështet Metën për tubimin e 2 marsit: Thirrja nuk

Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Shqipëria gjendet përballë një krize të rëndë kushtetuese.

Duke theksuar se mbështet thirrjen e presidentit Meta më 2 mars, lideri demokrat thekson se kjo thirrje shkon për të gjithë qytetarët dhe jo për partitë politike.

Ai thekson se nga bisedat e zhvilluara me qytetarët kërkesa mbetet një qeveri e zgjedhur prej tyre, që t’i dëgjojë dhe të jetë e ndershme.

“Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik.

Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa.

Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!

Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta”, shkruan ndër të tjera Basha.

Të fundit