Flash News

KRYESORE

Basha në takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë

Basha në takim me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit: Zgjedhje

Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha po zhvillon një takim në bashkëpunim me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit,  me temë: Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik.

Basha ka theksuar se kriza politike në vend kërkon një zgjidhje akute. Djegja e mandateve ishte nje përgjigje e opozitës ndaj thirrjes së qytetarëve.

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit është një kauzë e drejtë dhe shembull frymëzues. Kriza politike kërkon një zgjidhje akute. Duhet qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme për daljen nga kjo krizë”- tha Basha.

Basha shton: “Qytetarët i janë përgjigjur thirrjes për protesta, për t’i dhënë fund çdo iluzioni e deluzioni të një regjimi që duhet të marrë fund e duhet t’i hapë rrugën një procesi llogaridhënie për të gjithë ata që asgjësuan procesin zgjedhor dhe shkaktuan këtë krizë”.

Të fundit