Flash News

KRYESORE

Basha përshëndet propozimet “Amerikane” për biznesin: Fondet për PPP-të të shkojnë për krizën nga COVID-19

Basha përshëndet propozimet “Amerikane” për biznesin:

Lulzim Basha përshëndeti propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë për të mbështetur bizneset në situatën e krijuar nga koronavirusi. Basha i cilëson të drejta “shqetësimet” e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Kryedemokrati shprehet se qeveria duhet të rialokojë fondet e vendosura për PPP-të, ndërsa thekson se “50 milionë euro në total për 3 muaj nuk mjaftojnë”.

“Shqetësimet dhe propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë janë të drejta. I kam kërkuar qeverisë angazhimin e të gjitha resurseve ekonomike në buxhet për të mbështetur biznesin nga vështirësitë e shkaktuara prej pandemisë. Qeveria shqiptare duhet të RIALOKOJË fondet e vendosura në buxhet për PPP-të, nga shpenzimet operative si edhe nga investimet publike dhe ti vërë ato në funksion të nevojave shëndetësore dhe ekonomike.

Fondet e shpallura nga qeveria prej 50 milionë euro në total për 3 muaj, për shtresat në nevojë, pagat e biznesit të vogël dhe pagesën e papunësisë, NUK i mbulojnë nevojat e krizës. Pas shëndetit, ekonomia duhet të jetë prioritet absolut i qeverisë. Shqipëria ka nevojë për masa gjithpërfshirëse dhe jo fjalë. Koha është tani, sepse çdo vonesë do kushtojë shtrenjtë”, thotë Basha.

https://www.facebook.com/166424440075412/posts/3075677165816777/?d=n

Të fundit