Flash News

KRYESORE

Bashkia Sarandë paralajmëron qytetarët: Zero tolerancë! Mbajini bagëtitë në stallë, ose do t’i  therim

Bashkia Sarandë paralajmëron qytetarët: Zero tolerancë!

Bashkia e Sarandës ka paralajmëruar të gjithë qytetarët të cilët kanë bagëti, se tashmë nuk do të ketë fare tolerancë. T’i mbajnë bagëtitë  në sallë, ose përndryshe do sekuestrohen dhe do të dërgohen në thertore.

NJOFTIMI I BASHKISË SARANDË:

Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë. Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj. Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato sapo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore.

Të fundit