Flash News

KRYESORE

BE: Nuk do të rinegociohet për marrëveshjen e Brexit

BE: Nuk do të rinegociohet për marrëveshjen e Brexit

Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier ka thënë se kufiri irlandez është pjesë e marrëveshjes së Britanisë për largim nga BE dhe nuk do të rinegociohet.

Ligjëvënësit britanikë kanë votuar më herët gjatë këtij muaji kundër marrëveshjes, për të cilën është pajtuar Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja përgjatë 18 muajve të negociatave.

Ata kanë votuar që kryeministrja britanike, Theresa May të kërkojë marrëveshje alternative për kufirin që ndan Irlandën Veriore dhe Republikën e Irlandës. Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.

Të fundit