Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
"Berisha dëshmitar për vrasjen e Azem Hajdarit", Klodiana Lala tregon se për çfarë do të pyetet
Dosja e Azem Hajdarit është hapur sërish dhe i thirrur si dëshmitar për këtë ngjarje është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
E ftuar në “Real Story”, gazetarja Klodiana Lala deklaroi se në dëshminë e tij në këtë proces, Berisha do të pyetet për bisedën që ka pasur me Zenel Nezën, dëshmitar kyç në ngjarje dhe ish trurpojë i Azem Hajdarit.
“Prokuroria dhe gjykata ka dhënë dënim për Izet Haxhinë. Haxhia është i paraburgosur. Procesi ka nisur në procesin zero. Rezulton se Fatmir Haklaj është vrasësi, por ai është ekzekutuar dhe nuk ka përse gjykata të hyjë në këtë mes, pasi nuk ekziston personi që akuzohet. Gjithçka ka ndodhur afër selisë së PD-së.
Zoti Berisha ka shkuar të vizitojë Zenel Nezën, truprojë i Azem Hajdarit. Ky është thelbi duhet të dihet se çfarë është diskutuar e për këtë Berisha mund të thirret për t’u pyetur. në këtë proces të ri, Prokuroria kërkon që Berisha të pyetet. Në listën e Prokurorisë janë edhe ish-deputetë të PD-së etj. Prokurori do të përpiqet të hetojë çështjen mbi bazën e prokurorëve paraardhësve”, deklaroi gazetarja Lala.