Flash News

KRYESORE

Besa Shahini me njoftim të dytë pas tërmetit: Nesër të gjithë në mësim, përveç dy shkollave

Besa Shahini me njoftim të dytë pas tërmetit: Nesër të

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë me një njoftim të dytë pas situatës së krijuar nga tërmeti dhe anulimit të mësimit sot në tre qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Sipas ministres, përveç dy shkollave, të gjitha të tjerat janë gati për të rinisur mësimin që nesër.

“Siç njoftuam edhe dje, të gjitha shkollat janë gati për të rifilluar mësimin. Aty ku ka patur plasaritje, janë mbyllur dje nga ekipet që punuan deri natën vonë. Dy shkolla vartëse nuk do të hapen nesër, por nxënësve u është siguruar transport për tek shkolla qendër. Shpresoj që nxënësit dhe prindërit pushuan dhe u qetësuan sot. Nesër të gjithë në mësim”, shkruan Shahini.

Të fundit