Flash News

KRYESORE

Beyonce publikon dokumentarin e ri, vëmendjen më të madhe e morën binjakët e saj

Beyonce publikon dokumentarin e ri, vëmendjen më të madhe e
Mbrëmë, diva botërore e muzikës pop, ka publikuar dokumentarin "Making the gift", i cili përfshin momente gjatë përgatitjes së albumit të saj “The Lion King: The Gift”, të cilin e solli së bashku me filmin. Kjo ka surprizuar shumë fansat, të cilët nuk prisnin të surprizoheshin në këtë mënyrë në "Queen Bee". Në dokumentar, Beyonce shfaqet bashkë me tre fëmijët e saj dhe bashkëshortin, Jay Z. Edhe pse vajzën e tyre të madhe, Blue Ivy-n, e kemi parë shpesh në dalje publike, binjakët janë thuajse të panjohur për ne. Ato shfaqen në momente të ëmbla me të ëmën, e cila në çdo video është duke i përkëdhelur e duke i mbajtur pranë. Beyonce, nuk publikon shumë nga jeta e saj familjare, e mban shumë private këtë pjesë, dhe ky dokumentar është pritur mjaft mirë nga publiku dhe fansat e saj në gjithë botën.

Të fundit