Flash News

KRYESORE

Beyonce tregon për dhimbjen që i shkaktoi aborti: Të isha numri 1 nuk ishte më parësore për mua

Beyonce ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën e famshme "Elle" ku ndër të tjera ka treguar për abortin që ajo pësoi para se të sillte në jetë vajzën e saj të parë, Blue Ivy.

Mbretëresha e muzikës pop tregoi se kjo ngjarje i ka ndryshuar asaj këndvështrimin që ka për jetën:

“Suksesi duket ndryshe për mua tani. Mësova se e gjithë dhimbja dhe humbja është në të vërtetë një dhuratë. Aborti më mësoi se duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi në jetë Blue dhe qëllimi i jetës sime ndryshoi. Të isha numri 1, nuk ishte më parësore për mua. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimi që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse.”

Kujtojmë se Beyonce tashmë është nënë edhe e dy binjakëve përveç vajzës Blue Ivy.

 

Të fundit